Tha se kërkesa për blerje të raketave anti-tank është e vonuar, Pozhari dhe Gjinovci me reagime epike ndaj Haradinajt

Aktuale

Tha se kërkesa për blerje të raketave anti-tank është e vonuar, Pozhari dhe Gjinovci me reagime epike ndaj Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:27
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkesa e Kosovës për të porositur raketa anti-tank “Javelin” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e vonuar me vite.

Ai ka thënë se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat “Javelin”.

“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Lidhur me këtë deklaratë të ish-kryeministrit ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai e ka akuzuar Haradinajn se ka shterrur fondin e rezervave shtetërore, përcjell Bota sot.

“Ramush Haradinaj paska thënë se lajmi për blerje të raketave anti-tank Javelin, është lajm i mirë por i vonuar. Pse nuk janë blerë më herët?

Ndoshta ngaqë në kohën kur ishte kryeministër e pat shterrur edhe fondin e rezervave shtetërore, e pat lënë pa asnjë cent”, ka shkruar Pozhari.

Edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, pati një reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat