Masakra e Reçakut, dëshmi e fuqishme që i dha kthesë përpjekjes për liri kundër gjenocidit të Millosheviqit

Aktuale

Masakra e Reçakut, dëshmi e fuqishme që i dha kthesë përpjekjes për liri kundër gjenocidit të Millosheviqit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 07:27 Përditësuar në ora: 09:06 më 15.01.2024
Kryeministri Albin Kurti

Në përvjetorin e 25 të masakrës së Reçakut kërkohet drejtësi

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Ata thanë se Serbia ende po mohon krimin e bërë. Presidentja Vjosa Osmani, në 25 të vjetorit të masakrës Reçakut ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm.

Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se ka ardhur këtu për të nderuar Reçakun.

Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Qysh në orët e hershme të së hënës familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat policore ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Homazhet u bënë në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.

Ndërkaq gjatë ditës tek varrezat në Reçak do të bëjnë homazhe edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, krerë të partive opozitare e aktorë tjerë politikë.

Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, të njëjtit do të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila organizohet për çdo përvjetor.

------

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të qëndrojnë sot në Reçak të Shtimes, për të shënuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Ndryshe më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”. 

Masakra në Reçak u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat