Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.
Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian, tha se sot është një ditë e trishtuar.
“Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.
Më 15 janar 1999, kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë.
Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër”, ka shkruar ajo në platformën ‘ X’.
Today is a sad day. Among the most serious massacres in Kosovo committed by Serbian forces is the January 15 massacre in Reçak. On January 15, 1999, Serbian criminals and paramilitaries carried out a macabre massacre of the civilian population, where 45 Albanians were killed and… pic.twitter.com/4z5tpwcnUh
— Federica Woelk 🇪🇺 (@federicawoelk) January 15, 2024