Analisti i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, ka thënë se historiagrafia shqiptare është e falsifikuar.
Ai pas promovimit të librit të ri nga Gjet Ndoj “Qeverisja e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore”, ka akuzuar ish-diktatorin Enver Hoxha, se bashkë me shërbëtorët e tij ka falsifikuar histroriografinë shqiptare, përcjell Bota sot.
Spahiu për këtë “problem” ka kritikuar edhe dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurtin dhe Edi Ramën.
Reagimi i tij i plotë në Facebook:
Pas promovimit të këtij libri ku si moderator argumentova disa herë se historiagrafia shqiptare është e falsifikuar, një doktor i historisë kishte shkruar: "ishalla nuk e pasqyrojnë këtë mediet që ta marrin vesh komshitë tanë (serbët) këtë gjë. Historiani në fjalë nuk e ka kuptuar një gjë elementare: Historiografinë shqiptare e ka falsifikuar Enver Hoxha me shërbëtorët e tij, dhe këta duke qenë në shërbim të Serbisë, historiografinë shqiptare e kanë falsifikuar jo në dobi të Shqipërisë po në dobi të Serbisë.
Rrjedhimisht, serbët e dijnë se historiografia shqiptare është e falsifikuar, sepse ata vetë e kanë sajuar këtë përmes shërbëtorit të tyre Enver Hoxha. Problemi është se pse Albin Kurti, që e mbanë vetën patriot, vazhdon tua mësojë nxënësve në Kosovë këtë historiografi se për Edi Ramën edhe mund të kuptohet.