Edhe Osmani nesër e pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Aktuale

Edhe Osmani nesër e pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:12
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi do të fillojë nga ora 10:25.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Hasani sonte vetëm se ka arritur në Kosovë, ai është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e ai nesër do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendi, Glauk Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat