Në seancë private për publikun, vazhdon edhe sot dëshminë dëshmitari i 39-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar, i cili sipas ZPS-së ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit, po dëshmon me masa mbrojtëse si dhe kundërpyetjet për atë është duke i parashtruar në seancë private, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.
Para se të fillohet me marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, avokati Mishetiq kishte disa dokumente për t’i paraqitur si prova materiale, e që këtë gjë e bëri në seancë private.
Ndryshe, përveç Jakup Krasniqit i cili po e ndjek seancën e sotme përmes video-lidhjes, të gjithë të akuzuarit e tjerë janë të pranishëm në sallë.
Përmes video-lidhjes është duke dhënë dëshminë edhe dëshmitari, ashtu sikurse edhe gjatë ditës së hënë.