Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po kërkon që Lista Serbe të shpallet parti antikushtetuese dhe organizatë terroriste.
Ajo e quan skandaloz vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove nga paratë e taksapaguesëve per një subjekt që qëndroi prapa agresionit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta - duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i bllokohen fondet në Kosovë, dhe rrjedhimisht të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ndalimin e aktivitetit në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Vendimi për transferimin e buxhetit prej 360,000€ nga paratë e taksapaguesve të Kosovës ‘partisë’ Lista serbe është absolutisht skandaloz!
Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi vetëm 4 muaj më parë në Banjskë agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta - duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i bllokohen fondet në Kosovë, dhe rrjedhimisht të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ndalimin e aktivitetit në territorin e Republikës së Kosovës.