Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi.
Ngushëllimi i plotë i Presidentes Osmani:
Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi.
Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar, ndaj la gjurmë dhe trashëgimi të pashlyeshme në fushën e krijimtarisë letrare, duke bërë që disa nga tekstet e tij të shndërrohen në këngë ikonike.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve!
I përhershëm qoftë kujtimi për Adem Gashi!