Opinionisti Ermal Sadiku nuk u shpreh i pajtimit që Kosova të investojë në armatim, kjo sipas tij sepse në shtetin kosovar është NATO, KFORI dhe siguria është e garantuar nga aleatët.
“Në kushte të cilat Kosova është sot pas pandemisë, edhe si shtet i ri, dhe kur i sheh prioritetet ekonomike, ndoshta ideja që parat të investohen në shëndet, arsim, edukim, infrastrukturë, derisa këtu e ke NATO-n, e ke KFOR-in dhe sigurinë e garantuar nga aleatët, e të tjera”, tha Sadiku.
Për atë që ai e shprehi në emisionin Rubikon, Sadiku tha se është një argument që duhet ta shpreh dikush.
Opinionisti tutje tha se atë që e tha lidhur me investimet në armatim nuk e shpreh si ekspert i sigurisë, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë secili është bërë ngapak “ekspert” i industrisë dhe strategjisë ushtarake.