Ministri i Kurtit tregon për çfarë do t’i shërbejë Kosovës “Javelini” i Amerikës

Aktuale

Ministri i Kurtit tregon për çfarë do t’i shërbejë Kosovës “Javelini” i Amerikës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, të martën.

AI ka thënë se antitanket “Javelini” nuk i kanë blerë duke kalkuluar në tanket që ka Serbia, por me nevojën që ka Kosova për t’u mbrojtur.

Po ashtu, ai ka thënë se këto paisje do të shërbejnë edhe në rast se aleatët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje në rast të ndonjë operacioni.

”Nuk kemi kalkuluar në tanket e Serbisë, kemi kalkuluar në nevojën e forcës sonë, me nevojën për mbrojtjen e territorit dhe kemi kalkuluar me nevojën që ka dalë nga planet e ndryshme që i bëjmë. Por edhe me nevojën që këto pajisje dhe sistem të armatimit mund të përdorën edhe në situatë në rast që aleatet kanë ndonjë operacion”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat