Analisti politik, Nexhemdin Spahiu, ka thënë se rrezikur për një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është i madh.
Kjo pasi sipas tij, tashmë kemi një marrëveshje që është arritur mbi planin e franko-gjerman dhe nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet në praktik, atëherë gjasat për luftë mes Kosovës dhe Serbisë janë të mëdha.
Në emisionin ‘Politiko’ me temën ‘Lufta dhe Moblizimi, Spahiu ka numëruar disa aryse që janë si sinjal se mund të kemi ndonjë luftë me Serbinë.
“Vet fakti që NATO shton trupat e saj në Kosovë, vet fakti që vjen ministri i Jashtëm britanik Cameron dhe përmend mundësinë e luftës dhe kërcënimet ndaj Serbisë dhe vet fakti që amerikanët e kërcënojnë Serbinë me lëvizjet e saj në Bosnjë dhe mobolizimi i ushtrisë rezervë në Serbi dhe në anën tjetër lejimi i amerikanëve që Kosova të armatohet me raketa Javelin, të gjitha këto jepin sinjal se mund të ketë një luftë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Spahiu.
Ai ka kërkuar nga Kosova që të jetë me vigjilente ndaj këtyre vëprimeve të Serbisë.