Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se lajmi për blerjen e antitankëve “Javelin” nga ShBA-ja ka pasur të bëhej publik pas 21 janarit, datë kjo e cila shënon 5-vjetorin e transformimit të FSK-së në ushtri.
Por, sipas tij, në terren kanë ndodhur shumë elemente që në një formë e kanë frikësuar Washingtonin, kjo pasi, siç tha ai, Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe më 4 janar vizitoi Kosovën, ku u shpreh se ushtarët britanikë do ta mbrojnë Kosovën dhe kjo është porosia që e ka tronditur sidomos Serbinë e Rusinë.
“Dhe më 10 janar e bën një vizitë në Shtëpinë Ruse në Beograd dhe hotë se nuk dëgjon për deklaratat e David Cameronit dhe pa u bërë 24 orë nga vizita në Shtëpinë Ruse, ambasadori Hill shkon më 11 janar në takim me presidentin e Sebrisë, Aleksandar Vuçiq dhe e kumton lajmin se qeveria amerikane e ka aprovuar planin për t’i shitur 247 raketa “Javelin” Kosovës”.
“Kjo bëhet me idenë për t’i treguar një herë përgjithmonë Serbisë se Serbia nuk është Rusi dhe Kosova nuk është Ukrainë, pra nuk mund të ndodhë skenari i 24 shkurtit i para dy viteve”, tha Tahiri në Rubikon.