Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se rasti i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.
Kështu tha ai ku po diskutohet për prapaskenat e vrasjes së Ivanoviqit.
Gashi theksoi se motivi i vrasjes do të dihet atëherë kur Serbia do të demokratizohet.
“Rasti i Oliver Ivanoviqit besoj që shumë shpejt, për pak muaj, mos të them për pak javë, do ta marrë epilogun nga Gjykata e Prishtinës. Mirëpo dilemat rreth ekzekutorëve, rreth motivit të kryerjes së vrasjes së tij besoj që nëse ndonjëherë Serbia demokratizohet atëherë mundemi ta dimë të vërtetën e vrasjes së tij”, tha Gashi.
Sa i përket dëshmitarëve që fillimisht kishin dëshmuar, sipas Gashit, një pjesë e madhe e tyre janë ndier të frikësuar e që më pas si pasojë e kësaj të njëjtit më parë i kanë pranuar pasojat juridike se sa të japin versionin e tyre ashtu siç kishin bërë më herët.
“Edhe pse ka pasur kërcënime juridike, jo tjera, një pjesë e madhe e dëshmitarëve duke u ndier të frikësuar nga bandat kriminale sa që më tepër kanë pranuar që të kenë pasoja juridike se sa ta japim versionin e tyre që e kanë thënë më herët”, tha ai.