Deputeti i PD-së në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, thotë se bllokimi nga kryeministri Rama në parlament Rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovës, po e dëmton drejtëpërdrejt Kosovën dhe interesat e saj.
Ai, përmes një postimi në Facebook, thotë se, është e pafalshme që Parlamenti të mos gjente kurajon sa as opozita serbe për të denoncuar Vuçiqin dhe politikën e Serbisë ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Bllokimi nga Rama dhe maxhoranca ne parlamament i Rezolutes per te denuar Genocidin Serb ne Kosove, sic e kam paralajmeruar dhe ne sallen e Kuvendit..,sot po demton ne menyre te drejtperdrejte Kosoven dhe interesat e saj.
Po aq dem per Kosoven solli Rezoluta e perbashket ne parlament e dakordesuar midis PS dhe Rithemelimit, Rezolute per turp, rezolute me tre fjali, Rezolute e Heshtjes.
Eshte e pafalshme qe Parlamenti te mos gjente kurajon as sa Opozita Serbe per te denoncuar Vucic dhe politiken e Serbise ndaj Kosoves.
Vone eshte por jemi ende ne kohe,maxhoranca duhet te riktheje ne Parlament dhe te votoje Rezoluten e Partise Demokratike per te Denuar Genocidin Serb ne Kosove..,sa me pare.