Ish-kyenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.
Për këtë proces ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se ky është një poshtërim që Kurti po ua bën katër kryetarëve të veriut.
“Poshterimi i kryetareve te komunave ne veri permes peticionit te serbeve - ne fillim Kurti ua krijoi iluzionet tash poshterimin...”, ka shkruar Tahiri.