Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka thënë se nuk ka dhe as nuk do të ketë lëkundje në qasjen e Shteteve të Bashkuara të Kosovës me popullin shqiptar dhe me Kosovën.
Shtuni ka theksuar aleanca e dhe partneriteti i ShBA-ve është me popullin e Kosovës dhe jo me një politikan dhe parti politike.
“Dhe këtë dua të potencoj, shpesh e them me plotë bindje nuk ka lëkundje në qasjen SHBA-ve ndaj interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës, specifikisht. Nuk ka asnjë mëdyshje asnjë lloj lëkundje. SHBA-të janë për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Kjo nuk ka lëvizur asnjëherë dhe nuk do të lëvizi, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht se kush është kryeministër, sepse aleanca dhe partneriteti i SHBA-vë është me popullin e Kosovës nuk është me një politikan apo më një parti politike”, ka thënë Shtuni.