Erërat e forta kanë bërë që pullazi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të bie në tokë.
Zyrtari për Informim i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e incidentit.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.