Partia Socialdemokrate do t’i mbaj zgjedhjet e brendshme më 28 janar.
Këtë e kanë konfirmuar nga PSD.
Kjo erdhi pas pezullimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri kësaj partie.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, pati thënë se PSD-ja ka pasur për obligim të mbajë konventën zgjedhore deri më 15 dhjetor.
Tani sipas rekomandimit, PSD-së iu ka jap afat shtesë prej 45 ditësh për organizim të kuvendit zgjedhor.
Partitë politike të regjistruara në Kosovë e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
Përvec kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuara e Kosovës (PREBK) pasi nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për PREBK ka qenë data 6 janar 2024.