Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi ka thënë se kanë shpresa në Gjykatën Speciale dhe në zgjerimin e akuzave.
Ai ka thënë se nuk po ka vullnet e as forcë që të zbardhet vrasja e babait të tij.
“Ne kemi shpresë në Gjykatën Speciale, duke u bazuar në këto pika ku ceket vrasja e kundërshtarëve politikë, në fillim ku edhe e shpjegon kontekstin, mirëpo sa e kam lexuar aktakuzën që është ndaj katër personave dhe aty nuk është e cekne specifikisht psh për Smajlin apo për dikë tjetër. Mund të jenë të redaktuara, unë shpresoj të ketë zgjerim të akuzave për këto.
Vrasja e Smajlit ka ndodhur në vitin 2002 por juridiksioni i Speciales përfundon në dhjetor të 2000, por është një pasues se mund të trajtohen vrasjet e planifikuara më herët e ne shpresojmë që Specialja do ti trajtojë edhe këto raste, sepse janë bërë 22 vite e më shumë e po duket që nuk kanë forcë as vullnet”, tha ai.