Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se koalicioni AAK-NISMA do të hyjnë fuqishëm në zgjedhje për t’i fituar ato.
Ai foli për gjërat e përbashkëta ndërmjet këtyre dy partive që i çuan në kolacion.
“Sa i përket kolaicionit me NISM a i kemi përafruar programet por kolaicioni ad hoc, i menduar mirë për të fuqizuar AAK-në bashkë me NISMa’n por edhe për të hyrë në zgjedhje fuqishëm dhe për të fituar. Ajo që i karakterizon këto dy subjekte AAK-në dhe NISMA’n është që edhe elektorati është i përbashkët. Dy liderët kanë qenë komandnt të UÇK-së dhe kanë dhënë gjithçka për këte që po e gëzojmë sot. Mendoj se petku i tyre i UÇK-së i ka bashkuar, por i ka bashkuar edhe programi si alternativë qeveris¨se që me siguri i duhet vendit një qevri ndryshe. Mendoj që AAK në partneritet me NISMA’n i kanë bashkuar forcat për të hyrë në zgjedhjet për t’i fituar.”, tha ai.
Ai tha se se programi i këtyre dy partive i duhet vendit.
“AAK dhe NISMA’n na ka bashkuar programi si alternativë për ta larguar këtë qeveri që për këto vite i ka bërë shumë dëme vendit.”, tha Lekaj.