Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka kujtuar pagat e ulëta në Kosovë të cilat sipas tij janë shkak i ikjeve të të rinjëve nga vendi.
Gërxhaliu tha se shumë më tepër po vajtohet për ata që po ikin dhe shumë më pak për ata që po mbesin në Kosovë.
Ai tregon pse po ikin qytetarët.
“Nga Kosova nuk po ikin vetëm të varfërit, po ikin edhe familjet që kanë një stabilitet ekonomik dhe në këtë drejtim të gjithë tentojnë të kenë një stabilitet politik, të kenë sigurime shëndetësore, të kenë arsim të mirëfilltë por mbi të gjitha ta kenë eliminimin e ankthit nga pasiguria që i ka kapluar në Kosovë.”