Kongresmeni Richie Torres ka folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën.
Tutje ai tha se Kosova gjithmonë e ka përkrahjen e ShBA-së dhe kongresistëve amerikanë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të ShBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin.
Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai.