Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Aktuale

Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 14:41
Vjosa Osmani dhe Giovanni Pietro Barbano

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Bëhet e ditur se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat