Liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor do mblidhen të hënën në Shkup ku së bashku me përfaqësuesit e BE-së dhe organizatave rajonale do bisedojnë për planin e rritjes –zhvillimit të Ballkanit që u miratua kohë më parë nga Komisioni Evropian, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.
Nikoqir i takimit që mbahet me 22 janar do jetë kryeministri maqedon Kovaçevsli, ndërsa në takim do marrin pjesë presidenti i Serbisë Vuçiç, kryeministri shqiptar Rama, kryeministri malazez Spahiç, ministri i financave të BeH Amixhiç dhe kryeministri Kurti, ka kumtuar qeveria maqedone.
Nga përfaqësuesit evropian në takim merr pjes drejtori për bisedime e zgjerim në KE Gert Jan Kopman dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhems O’Brajen.
Në këtë takim do marrin pjesë edhe organizata rajonale për basjlëpunim , Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Odave ekonomike të 6 vendeve evropiane dhe institucione financiare ndërkombëtare.
Komisioni Evropian si dihet në nëntor ka prezantuar Planin e rritjes ekonomike të Ballkanit perëndimor në vlerën 6 miliardë euro si ndihmë dhe kredi zhvillimore për të përshpejtuar ofrimin me BE-në.
Ndërkohë u konfirmua se me 21 janar në Shkup nënshkruhet protokolli për qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur, iniciativë kjo që tubon Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit kësaj ceremonia iu kanë përgjigjur presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri shqiptar e maqedon Rama dhe Kovaçevski.