Shtimi i forcave gjermane në Kosovë, vjen reagimi nga komandanti i KFOR-it

Aktuale

Shtimi i forcave gjermane në Kosovë, vjen reagimi nga komandanti i KFOR-it

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:16
Komandanti aktual i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Komandanti aktual i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për rritjen e numrit të forcave në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Ai ka thënë se njoftime të tilla tregojnë vendosmërinë e shteteve aleate për t’u siguruar që KFOR-i ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj.

Ulutas ka thënë se KFOR do të vazhdojë të përpiqet për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe se misioni ushtarak është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo sfide.

 “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, ka thënë Ulutas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat