Ka reaguar edhe nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, lidhur me përplasjen e fundit në mes të partisë ku bën pjesë dhe nën anën tjetër pushtetit dhe koalicionit NISMA-AAK.
Kica-Xhelili ka thënë qysh moti partitë tjera merren me LDK-në, ndërkohë që ka thënë se akterët e VV-së më shumë merren me LDK-në sesa me pushtetin e partitë e tjera bashkë.
Ajo ka thënë se LDK-së i mbetet vetëm të mendohet nëse ia vlen të reagohet apo të heshtet kur ballafaqohet me një injorancë të partive tjera, e kur për LDK flasin ata që e kanë pasur të ndaluar për të hyrë në Kosovë e që s’i kanë besuar Kosovës si projekt i përhershëm.
Reagimi i plotë:
MOTI merren me ne!
Akterë të VV, më shumë merren me LDK se tërë pushtetin e partitë tjera bashkë. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, thonë.
Kur flasin për LDK ata të cilët para se të vinin në pushtet kishin NDALESË të hynin në Kosovë;
Kur flasin për lidership ata që Kosovën ose e zhvatën, ose nuk e besuan kurrë si projekt të përhershëm;
Ne na mbetet vetëm të hamendësohemi nëse heshtja ka më shumë peshë se reagimi kur ballafaqohet me injorancë