Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.
Më herët, lajmin për vdekjen e tij për media e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intensivë.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”.
Ajo tha se 18 vjeçari ka pasë lëndime të rënda të trurit.