Kjo është gjendja e 23 vjeçares së lënduar nga rrëzimi i kulmit të Komunës së Prishtinës

Aktuale

Kjo është gjendja e 23 vjeçares së lënduar nga rrëzimi i kulmit të Komunës së Prishtinës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat