Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.
Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/21/auto_421261492_935527461276249_4551627094270925775_n1705872075.jpg)
Në dy postime të bëra në “X” lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.
“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.
Në postimin në “X”, ai shkroi:
“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.
Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, homologu i tij shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq etj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak me parë ndarë fotografi nga takimi i tij me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien. Ai tha se takimi u zhvillua para fillimit të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane.