Sibel Halimi nga LDK, ka reaguar për vrasjen e të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Ajo ka thënë që ka punë për t’i parandaluar këto raste.
Halimi thotë që të rinjve duhet t`i prezantohen modelet që e luftojnë urrejtjen.
”E trishtuar nga dehumanizimi i qenies njerëzore! Një djalë i ri humbi jetën duke u torturuar mizorisht. Kemi shumë punë për t’i parandaluar rastet si kjo. Ndërgjegjësimi në parandalimin e dhunës duhet të jetë prioritet shtetëror duke filluar nga shkolla e reagimi gjithë shoqëror.
Dhuna e promovuar sot në gjuhë, legjitimon nesër, vrasjen!
Të rinjve tanë duhet t`i prezantohen modelet që e luftojnë urrejtjen e të ndërgjegjësohen në frymën e tolerancës, e cila fillon nga komunikimi, mënyra e të shprehurit – po qe e pakujdesshme, mund të bëhet shkaktare e dhunës që përfundon në një tragjedi të tillë”, ka shkruar ajo.