Kurti me mesazhe të fuqishme në Shkup, flet për Radoiçiqin dhe armatimin serb – tregon nëse do të takohet me Vuçiqin

Aktuale

Kurti me mesazhe të fuqishme në Shkup, flet për Radoiçiqin dhe armatimin serb – tregon nëse do të takohet me Vuçiqin

Nga: Bota sot Më: 22 janar 2024 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 11:19 më 22.01.2024
Liderët e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten, liria për mallra nuk mund të shfrytëzohet që të barten municione

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është gati për reforma që Ballkani Perëndimor të integrohet ekonomikisht.

Kurti këto komente i bëri gjatë mbajtjes së samitit të BE-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke poencuar që kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten.

“Vitin e kaluar në tetor në samitin e procesit të Berlinit e tregova idenë time të rritjes që bazohet në disa shtylla besojmë që BE mund të na reformojë të reformohet dhe të zgjerohet dobitë duhet të lidhen me reformën demokratike”, tha Kurti.

“Agresioni rus po vazhdon në Ukrainë, Kjo agjendë e reformave duhet të reformojnë administratën publike dhe duhet ta avancojnë, fokusohet në agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin, lidhur me sektorin privat do ta përmirësojë qasjen në financa. Arsim cilësor në pajtim me nevojat e tregut”.

“Mjetet e BE-së, i rritin përfitimet e gjashtë vendeve të Be dhe e rrit anëtarësimin e plotë për ata që janë të përkushtuar, besojmë aderimi në BE duhet të jetë me meritë, ky plan i rritjes por edhe duhet të jetë mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jemi konstruktiv dhe për fuqinë transformuese për vendimet tona”.

“Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen. Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Duhet kohë dhe besim në marrëdhënie.

“Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marrëdhëniet normale janë kyçe për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës. Puna jonë është që t’i realizojmë këto reforma kurse BE të gjykojë sipas meritave”

Çka është plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor?

Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.

Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së".

Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”.

Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.

Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”.

Kurti: Kemi nevojë urgjente për zgjerim të BE-së agresioni rus po vazhdon në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, që po mbahet në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kurti në fjalimin e tij tha se nevoja për zgjerim është urgjente.

“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti.

Gjithashtu, kryeministri theksoi edhe një herë së është koha që kërcënimet të ndërpriten.

Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.

Vuçiç-përfaqësuesve të BE: Jemi të hapur për tregun rajonal, por na duhet pak ndihmë…

Në tryezën e përbashkët në Shkup me përfaqësues të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, të BE-së dhe SHBA-së ka folur edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai u shpreh se Serbia është e hapur për idetë e tregut rajonal, por kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian në disa çështje të brendshme ekonomike.

“Do doja t’ju them se nuk shoh një rrezik të madh politik për pjesëmarrësit këtu, përveçse për ne, por ne e shohim si iniciativë të lartë, për ne janë të rëndësishme shiritet e gjelbërta, nuk e nënçmoj zonën europiane, por për ne më të rëndësishme janë shiritet. Do krijojë një mjedis të mirë biznesi për shtetet tona dhe për të gjithë ata që duan të investojnë. Jemi të hapur për të gjitha idetë dhe të gatshëm për të punuar.

Kam një lutje që të na ndihmoni me çështje të tjera, disa probleme të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohemi, duhet të harmonizohemi kur flasim për masa ekonomike dhe politika të ndryshme. Përshembull, nëse duam të subvencionojmë kompanitë që investojmë në Serbi, nuk ndodh dot para 2026-ës pasi ne nuk e dimë a do jemi pjesë e BE dhe s’mund ta ofrojmë si garanci. Këto janë momente kur na duhet ndihmë.

Nuk besoj që do kemi barriera mes nesh, këto janë çështje që duhen diskutuar, lidhshmëria e rajoneve, ashtu siç  bëmë me Ballkanin e Hapur do jetë përfitim i madh, është ajo që duhet dhe mund ta bëjmë. Për Ballkanin e tërë, për ekonominë, njerëzit është diçka që do jetë e përbashkët”, u shpreh Vuçiç.

Koopman: Regjioni ka mirëpritur konceptin e planit të rritjes dhe po punon në reforma

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në një konferencë për medie në Samitin e BE-së në Shkup tha se plani i rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për dy herë më shumë.

Ai po ashtu tha se është shumë motivuese se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe po punon në reforma.

“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje”, tha Koopman.

Më tej ai tha se liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin regjionit në tregun e brendshëm të BE-së.

“Liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin e regjionit në tregun tonë të brendshëm, i cili është një rritje e madhe”, tha Koopman.

Po ashtu ai u shpreh se pret që kjo konferencë të jetë e suksesshme.

“Jemi shumë të emocionuar se çfarë energjie do të sjellin liderët si dhe BE-ja po ndihmon ku mundet dhe presim një konferencë të suksesshme”.

Samiti i BE-së në Shkup, O’Brien: Mundësi reale që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit së shpejti

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi,  James O’Brien, është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

O’Brien, potencoi se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe.

Ai theksoi se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.

“Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është nikoqir. SHBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri”, ka thënë O’Brien.

“Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian nuk është një  pkanqë e kemi parë deri më tani, kur thotë që nuk duhet të bëhesh reforma dhe të gjykohesh më pastaj, thotë nëse bën reforma të caktuar, kompanitë  dhe njerëzit tuaj do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku duash. Kjo është qëllim”.

“Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që do ti lrojnë zhvillojnë ekoniminë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”.

Kurti nga Shkupi: Menaxhimi i financave publike në qendër të reformave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, ka theksuar se në qendër të reformave të Kosovës qëndron administrata publike dhe menaxhimi financiar.

Tutje Kurti ka theksuar se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të shndërrohen në reforma për vendin, teksa mbështetja financiare nga ta do të varet “nga puna e mirë dhe performanca”.

Ai ka theksuar se sot do të bëhet dorëzimi i  listës së reformave të diskutuara, ndërkaq më vonë edhe lista e projekteve indikative

“Te reforma në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq në kuadër të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimit të hendekut infrastrukturor”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Brukseli dhe Washingotni bashkë me Ballkanin Perëndimor takohen në Shkup për rritjen ekonomike. Ka falënderuar akterët ndërkombëtarë për këtë konferencë, duke e cilësuar si “ecje e përshpejtuar drejt BE-së”.

Rama për Samitin e Shkupit: Kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur para medieve pak para se të fillonte takimi në Samitin e BE-së në Shkup.

Rama u shpreh se në këtë takim do t’i shprehin mendimet te përfaqësuesit e BE-së dhe ata amerikanë për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, dua të them se ky është me të vërtetë një takim i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona më përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si dhe administratorët amerikanë për një hap të rëndësishëm që ne mundemi dhe duhet ta marrim për t’u afruar më shumë me BE-në”, ka thënë Rama.

Më tutje Rama tha se një mundësi e tillë nuk duhet humbur, pasi kjo edhe do të definojë se si do të duken gjashtë shtetet e Ballkanit në dekadën e ardhshme.

“Është për planin e ri të rritjes dhe integrimin në tregun e brendshëm, që deri më tani kjo ka qenë e mundur vetëm për shtetet që janë bërë pjesëtarë të Bashkimit Evropian. Pra është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi e mirë që nuk duhet ta humbim, prandaj është vendimtare që të arrijmë sukses ne gjashtë shtetet e Ballkanit, është vendimtare që ne të vendosim popullin tonë të parin e të lëmë historinë dhe politikën në rastet e ardhshme, sepse nëse arrijmë të bëjmë gjërat e duhura deri në fund të këtij muaji, kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme”, tha Rama.

Spajiq: Plani i Zgjerimit të Bashkimit Evropian është një mundësi e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar që mbledhja e sotme e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup do të ofrojë mundësi për të gjithë.

Spajiq theksoi se ky do të jetë një sinjal sidomos për bizneset që duan të investojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Plani i Zgjerimit të Bashkimit Evropian është një mundësi e mirë për të gjithë për ne. Shpresojmë se do të fillojë sa më shpejt.

Shpresojmë që këtë vit. Është një sinjal i mirë jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për bizneset që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Spajiq.

Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për samitin e BE-së që po mbahet në Shkup, duke thënë se do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin drejt Bashkimit Evropian.

Kurti, theksoi se sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojë listën e projekteve për sa i përket reformave.

“Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë, vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma të ne”.

“Mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare plani i rritjes nënkupton gjashtë miliardë euro për rajonin tonë, sasia që merret varet nga punë e mira që bëjnë dhe performanca që tregojmë”, ka deklaruar Kurti.

“Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuar ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojmë listën e projektee për sa i përket reformave aty në qendër e kemi reformën e administratës spublike, ndërkaq të projekteve i kemi për agjendë e gjelbër digjitalizimin investimin në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”.

“Ky takim fort i rëndësishëm i cili do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian, që është qëllimi dhe fati ynë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat