Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, një javë më parë, fillimisht u godit më veturë e me pas u rrah për vdekje nga dy të rinj.
Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu ka rrëfyer se si ka ndodhur gjithë ngjarja që ka tronditur vendin.
Ai ka bërë me dije se familjarët e të rinjve që e kanë rrahur për vdekje Lulzimin, i kanë çuar njerëz, por nuk i ka pranuar.
“Jam Rrahim Fejzullahu axha i djalit. Ngjarja ka ndodhë të dielën e kaluar. Ia kanë marrë shpirtin me stupc, fillimisht e kanë shkelë me kerr, masanej e kanë rrehë me stupc e kanë alivanosë. Djali s’ka pasë ma vetëdije. Ai vdiq prej dorës kriminale shqiptare. Për moral djali nuk na ka shku. Jetim i pa babë e pa nanë. Ia kam lënë drejtësisë. Hyni në punë e murr një rrogë 250 euro, por nuk e lanë me punu. E ka lënë një motër dhe një vëlla”, ka treguar ai.
“Kanë çu njerëz nuk kam asgjë më ta. Njerëzit nuk ua kam pranu. S’ka nevojë as me shprehë ngushëllime e as më ndihmu se kanë çu fjalë po ua sherojmë na… Nuk i kemi pas borxh asgjë”.