Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se rregullorja e BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit do të ketë ndikim në jetesën e qytetarëve në komunat e banuara me shumicë serbe.
Ai në një takim të zhvilluar me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se ndihet i shqetësuar pasi sipas tij, ka pakë kohë në përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.
Ndaj rregullores së re të BQK-së, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, duke e cilësuar si një “surprizë të panevojshme”.
Ndërsa, ditë më parë,zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thekson se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme është Euro, nuk është produkt i negociatave politike në Bruksel.
Met the Governor of #Kosovo's Central Bank, Ahmet Ismaili & discussed the amended regulation on Cash Operations, which also regulates the process of handling and withdrawal from circulation of euro banknotes and coins and other currencies suspected of being counterfeit (1/2). pic.twitter.com/J2iKqM8BX8
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 23, 2024