Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ka treguar se kur janë takuar për herën e fundit me Lulzimin.
“Lulzimin gjallë, i ka pas përmi dy muaj që s’e kam taku”.
“E ka pas një ndërrim pak të paarsyeshëm, por atij i ka konvenue, prej 3 deri në 11 të natës”, tregon ai.
Ai shton se atëherë kur e ka kryer punën në ora 11 të natës, Lulzimi ka shkuar në shtëpi.
Rrahimi tutje ka terguar se kreu i Podujevës, Shepjtim Bulliqi i ka vizituar dhe ka shprehur gatishmëri më i ndihmu familjes së Lulzimit.
Për këtë, ai e falendëron të parin e komunës së Podujevës.
“Lulzimi u rrit jetim, jetimi gjithmonë hjeq. Nuk ka pas përkrahje".