Kjo rrugë, me 14 janar ishte skenë krimi.
Dosja e Prokurorisë zbuloi që 18 vjeçari u godit me veturë nga dy të mitur, pastaj u godit me shkop.
Por në raportin e Policisë së Kosovës u tha se Fejzullahu është therë me thikë ditën e 15 janarit.
Andaj, ish- shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani ka dyshime për manipulime në këtë rast.
Sylejmani në detaje tregon edhe procedurën kronologjike të ekzaminimit të terrenit ku dyshohet se ka ndodhur krimi.
Ai tutje përmend pasojat, që ballafqohen policët të cilët manipulojnë me prova.
E për këtë rast, nga e hëna kanë filluar hetimet edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Për një ditë, ata kanë siguruar disa prova.
“Hetuesit e IPK-së qysh gjatë ditës së parë kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore dhe në kuadër të kësaj kanë siguruar një kopje të shkresave lidhur me rastin në fjalë”.
Ndërkohë, familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahu të martën ka vendosur që ligjërisht ata ti përfaqësoj avokati, Tomë Gashi.