Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohen vrasësit e Lulzimit: Shumë rrallë jepen 9 vite

Aktuale

Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohen vrasësit e Lulzimit: Shumë rrallë jepen 9 vite

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:10
Skënder Musa

Avokati Skënder Musa, se te rastet e të miturve dënimi maksimal është 10 vjet.

“Dënimi me vdekje, në mënyrë absolute, nuk mund të aplikohet në këtë shekull, mirëpo mund të shqyrtohet rritja e dënimit prej 10 në 15, po e zëmë. Tash për tash, edhe nëse i mituri i vret 100 veta, dënimi maksimal është 10”, tha ai.

Musa tha se nuk jepet dënimi maksimal te të miturit.

“A e japin maksimumin te të miturit, jo nuk e japin. Nuk jepen 10 vite, jepen 5,6 maksimumi 9, shumë rrallë ndodh nëse është 17 vjeçar, afër 18 jepen 10”, tha Musa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat