Analisti Blerim Gashi ka thënë se Ballkani i Hapur si proces është i vdekur.
Sipas tij, nuk ka logjikë që të këtë Ballkan të Hapur me një Kosovë të mbyllur.
Këto komente analisti Gashi i ka bërë në emisionin Politiko ku po diskutohet rreth temës ‘A po ngjallet Ballkani i Hapur’.
“Ballkani i Hapur është i gjallë, aq sa është gjyshja ime gjallë e ajo nuk është gjallë se ka vdekur vite me parë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Ballkani i Hapur ka qenë iniciativë e kot dhe e padefinuar.