Ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka shkruar në “X” se mbështet shqetësimet e kolegut të tij, shefit të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ku ky i fundit ka theksuar që Gjykata duhet të jetë e pavarur edhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik.
“Ndaj edhe këtu shqetësimin e kolegut tim të BE-së. Sundimi i ligjit “à la carte” nuk e hap as rrugën drejt Këshillit të Evropës e as Bashkimit Evropian! Mbështetja e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian është e përzemërt, por edhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.
Sharing my 🇪🇺's colleague's concern here as well. Rule of law "à la carte" does neither pave the way towards the @coe nor the European Union!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 24, 2024
Supporting 🇽🇰 on its way of European integration is close to our heart, but Kosovo has to do its part as well. https://t.co/CsyyhJXWGI
Ndryshe dje shefi i zyrës së BE-së, takoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, tha Szunyog.
Në qendër të takimit ishte edhe nevoja që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe Aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit.