Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot për takim në seli të partisë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.
Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se me ambasadorët kanë diskuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.
Krasniqi është shprehur se PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.
“Ambasadorët europianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luajë rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar ai.