Dakaj: S’ka asnjë justifikim, dinari sjell kriminalitet në Kosovë

Aktuale

Dakaj: S’ka asnjë justifikim, dinari sjell kriminalitet në Kosovë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:39
Shkelzen Dakaj

Përdorimi i dinarit në Kosovë është më shumë i përfshirë me aspekte kriminale sesa me interesat legjitime të komunitetit serb në Kosovë, kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve ekonomike, Shkelzen Dakaj.

Dakaj, ka theksuar rrezikun e kontrabandës dhe pastrimit të parave që mund të shkaktohet nga përdorimi i dinarit, duke shtuar se nuk ka një mbikëqyrje nga autoritetet e Kosovës.

“Problematika këtu është shkak kriminaliteti, nuk ka asnjë justifikim që kjo mund të jetë një telashe për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, sepse ata mund të qarkullojnë me para euro sikur gjithë qytetarët e tjerë, këtu është më shumë kriminalitet sesa çështje e interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Dakaj.

Sipas Dakaj, një aspekt problematik është mungesa e monitorimit të qarkullimit të dinarit nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës.

“Shumë korrekt edhe shumë i drejtë, madje Kombet e Bashkuara e kanë hequr me vendim të UMNIK-ut, atëherë ka qenë marka si valutë është përdorur si zyrtare dhe e vetme, prej atëherë qarkullon dinari dhe bëhen pagesa, bëhet shitblerje, janë krejtësisht jashtë sistemit bankar dhe mundet me pas kontrabandë dhe pastrim të parave. Edhe mënyra e pastrimit të parave qysh vijnë prej Serbisë, që thirren në emër të atyre që janë pagesa për pensione diku rreth 60 mijë, po hyjnë për 60 mijë paga dhe pensione e raste sociale hyjnë valuta me dinar, që bëhet prej një kompanie serbe, e që është kompani private dhe shteti i Kosovës nuk ka asnjë të dhënë dhe nuk kalojnë në asnjë mbikëqyrje”, ka thënë tutje ai.

Ai ka përmendur se dinari është futur në qarkullim në mënyrë të paligjshme dhe se ky proces ka lejuar veprimtari të dyshimta, duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

“Nga reagimet që bëhen, nëse e shohim prej SHBA-së dhe BE-së, ku thuhet se duhet të kenë kujdes, megjithatë janë të matura deklaratat e tyre se nuk po thonë se nuk duhet me u respektu apo nuk duhet me hy në fuqi vendimi i BQK-së që prej 1 shkurti të mos qarkullohen. Madje, aty thuhet se nuk lejohen pagesa më, ajo është e ndalur, por tani blerja e pronave dhe qarkullimi me to është i detyrueshëm paratë me i konvertu në euro për të bërë pagesë”, ka deklaruar ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike ka theksuar se për dallim nga praktika në Maqedoni, në Kosovë ende nuk ka një mbikëqyrje efektive të qarkullimit të dinarit.

Ai ka thënë se kjo hapësirë e papenguar ka lejuar kriminalitetin, dhe, sipas tij, ka sjellë një humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

“Euro është e lejuar në krejt Evropën, por nëse del në Maqedoni nuk mund të kryesh pagesa me euro, por duhet t’i ndërrosh në dinarë dhe ta kryesh pagesën. Pra, në Maqedoni në asnjë dyqan nuk mund të paguash me euro. Në Kosovë nuk ndalohet përdorimi i dinarit nëse t’i shkon t’i shndërrosh dinarin në euro, por këtu problem është se shteti serb e fut dinarin në qarkullim edhe e ke tregtinë e kësaj, këtu shteti, BQK-ja në këtë rast dhe Ministria e Financave asnjëherë nuk e ka bërë monitorimin sesa miliona humb buxheti i shtetit prej qarkullimit të dinarit, për shkak se nuk e ke në sistem”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat