Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka treguar prioritetet për këtë vit.
Në listën e prioriteteve, Kurti nuk e përmendi edhe dialogun me Serbinë.
E këtë nuk po e beson fare nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai ka thënë se përveç dialogut, tjetër prioritet Kurti nuk ka.
Prioritetet që i përmendi Kurti, sipas Hazirit nuk do të zbatohen.
“Në fakt ky nuk ka asnjë prioritet tjetër, përpos dialogut. Zotëri Kurti e ka dëshmu që në këto tri vjet, ai e bën atë që nuk e thotë. Edhe nëse se ka përmend, dialogu për atë është i vetmi prioritet, nëse ka përmend prioritete të tjera, asnjërën prej tyre nuk ka me u zbatu, sepse ajo shitet për konsum të brendshëm”, ka thënë ai.