Osmani takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Takimi është mbajtur në presidencë, ndërkaq mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Presidenti Pendarovski pas takimit me Osmanin do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pendarovski sot për vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën do të ketë një takim nga ora 11:00.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.