Me ftesë të Pecit, ministri bullgar i Bujqësisë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

Aktuale

Me ftesë të Pecit, ministri bullgar i Bujqësisë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:46
Ministri i Bujqësisë në Bullgari, Kiril Vatev

Ministri i Bujqësisë në Bullgari, Kiril Vatev, do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai vjen në Prishtinë me ftesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.

Vatevit do t’i bashkohet zëvendësi i tij Aleksandër Lotzev, tha të mërkurën qendra e shtypit e ministrisë bullgare.

Mes dy ministrive pritet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi, shkruan BTA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat