Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në bazë të një ankete të porositur nga kjo parti, del se e njëjta gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve për zgjedhjet nacionale.
Abdixhiku ka thënë se përkrahja e qytetarëve në rajonin e Dukagjinit për LDK-në është 39-40 për qind.
“Sapo na erdhën të dhënat prej rajonit të Dukagjinit, ku LDK-ja prin me rreth 39-40 për qind në zgjedhje nacionale. Po flas për Komunën e Pejës, Komunën e Istogut, Komunën e Deçanit, Klinës dhe Junikut. Pra, për rajonin 03”, ka thënë Abdixhiku.
“Me dy mijë të anketuar, në një anketë të sapo përfunduar, e kërkuar nga LDK-ja. Nuk po flas për kryetarin e komunës së Pejës, i cili arrin rreth 65-66 për qind. Po flas për zgjedhjet nacionale për parti. Po flas për matje që ne i bëjmë vazhdimisht. Këto matje unë nuk i përdori për propagandë, unë e mbledh partinë”, është shprehur ai.
Atij për këto rezultate i ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.
“Lumir Abdixhiku: Në rajonin e Dukagjinit jemi të parët, LDK-ja prinë me 39-40 për qind.
Tash ia nis edhe PDK-ja në rajonin e Drenicës, 90%.
Ishalla VV po e kalon pragun”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./Botasot