Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar pamjet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga largimi i bilbordëve në veri të vendit.
Halimi ka thënë se kjo gjë do të kishte kuptim “vetëm atëherë kur Qeveria ua delegon institucioneve përkatëse largimin e tyre.”
“U shkoi një mandat me simbolika duke provukuar sentimente nacionaliste. Patriotizmi i një qeverie është përkushtimi për qytetarët e zgjidhja e problemeve të tyre. Performanca e Ministrit të Brendshëm në largimin e bilbordëve në veri të vendit, do të kishte kuptim vetëm atëherë kur Qeveria ua delegon institucioneve përkatëse largimin e tyre.” – ka thënë ajo.
Më tej, Halimi ka thënë se ministri do duhej të kishte zgjidhje politike për problemet politike, duke shtuar se ndoshta “Ministri po e përgatit terrenin për fillimin e ndërtimit të Asociacionit, duke hequr billborda?!”
“Një ministër që heq parulla e që është ngritur nga parullat do të duhej të kishte zgjidhje politike për problemet politike. Popullizmi është fryma e kësaj partie, prandaj mos ndoshta Ministri po e përgatit terrenin për fillimin e ndërtimit të Asociacionit, duke hequr billborda?!” – përfundon shkrimi i saj në Facebook.