Klinika e Kirurgjisë Torakale ka nisur shërbimin e ri VATS në kirurgjinë torakale.
VATS është procedurë kirurgjike mini-invazive, e cila aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime pasi që siguron cilësi në ndërhyrjet operative.
Më herët pacientët janë dërguar jashtë vendit dhe kostoja për trajtim kishte shifrën 35 mijë euro, teksa tash e tutje ky shërbim do të kryhet në Kosovë.
Vlera e investimeve në aparaturën moderne është rreth 250.000 euro, teksa shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro, njofton ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një postim në Facebook.