Gërvalla nis vizitën zyrtare në Andorra.
Pas takimeve në Monako, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta të këtij shteti.
Gërvalla do të pritet në takim nga kryeministri Xavier Espot Zamora, kryeparlamentari Carles Ensenyat Reig dhe ministrja e Jashtme, Imma Tor Faus, me të cilët do të diskutojë mbi bashkëpunimin mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Vizita e ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët.