Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka folur për heqjen e billbordeve në veri duke thënë se figurat e vendosura aty janë promovim i botës serbo-ruse.
Muja ka thënë se largimi i tyre është pozitiv pasi figurat e tilla në billbord kanë qenë mesazh dhe promovim i nacionalizmit.
“Këta janë përfaqësues të botës serbo-ruse. Bash aty vec edhe Aleksandër Vulini mungonte për me përmbyll krejt konceptin ose mendësinë primitive që e kanë pasë. I kanë qit krejt ato figura që promovojnë nacionalizëm në Kosovë.
Unë e shoh si një hap të rëndësishëm, është përfundimisht dhe simbolikisht që këta duhet me ua tregu vendin, këta që promovojnë ide të tilla, mendoj që duhen me marr një mesazh.”