Kristjan Kabashi nga kompania “Numarics”, ka thënë se me avancimet e teknologjisë, është duke ardhur koha e shqiptarëve.
Sipas tij, diçka që ka qenë negative në të kaluarën për shqiptarët, në të ardhmen do të jetë pozitive.
“Ne mundemi me qenë ma mirë se krejt rajoni, jam shumë i bindur se ne kemi diçka që krejt rajoni nuk e ka. Dicka që ka qenë negative për ne deri sot, do të jetë pozitive në të ardhmen. Ne shqiptarët e kemi shpirt gjeneralist.
Gjeneralisti kohën e kalume e ka pasë vështirë se ka qenë botë e specialistave, por tash me ndryshimet dhe avancimin e teknologjisë që po bëhen sot, me inteligjencën artificiale, me të gjitha, tash është kah vjen koha e shqiptarëve. Nuk jom ka bëj hajgare, është e vërtetë”, tha ai.