Publicisti Milaim Nela ka reaguar në lidhje me ndikimin rus në veri të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook tha se nuk është vetëm Serbia në veri të vendit tonë, por edhe shteti rus.
Nela potencoi se Rusia është e shqetësuar nga kthimi i vëmendjes së Perëndimit në veri të Kosovës.
“Insistimi rus me Kosovën në kohën kur ata kanë një konflikt të hapur në Ukrainë konflikt që ju ka shkaktuar mbi 100 mijë viktima të ushtrisë ruse e humbje të pallogaritshme në ekonomi veçse mban gjallë ëndërrat serbe që në fakt janë ëndërra të pansllavizmit dhe hegjemonise ruse në Ballkan!
Rusia është e dëshpëruar të hapë një front të ri të luftës dhe konflikteve etnike në Ballkan e veriu i Kosovës do ishte ideal për ithtarët e pansllavizmit rus!”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.
Bazuar në këtë, ai tha se ky duhet të ishte një alarm për perëndimin që ata të ndryshojnë qasjen ndaj Ballkanit e “t’i lajnë duart njëherë e mirë me kllounet Rama e Vuçiç në Ballkan sepse konfliktin dhe luftën nëse vazhdohet me politikën e deritanishme duket se e kemi në prag të derës!”
Shkrimi i plotë
Nuk është vetëm Serbia në veri të Kosovës, është Rusia!
Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova vërtetoi sot edhe njëherë se Rusia është pas bandave të serbëve të Kosovës më shumë se sa vetë Serbia!
Vuçiçi është karremi i Putinit në Serbi!
Serbia duke mos njohur Kosovën dhe nxitur segregacionin e serbëve dhe ndarjen e Kosovës në fakt po mbron interesat ruse në Ballkan e jo interesin e Serbisë!
Në fakt për mendjet e kthjellëta edhe në Serbi përpjekja për mbajtjen apo rikthimin e Kosovës nën Serbi nuk është në interesin afatgjatë të Serbisë.
Sa më shpejt që Serbia të çlirohet nga mitet për Kosovën dhe nga vetë ajo aq më mirë do të jetë për vetë shoqërinë serbe e pse jo për paqen afatgjatë në rajon.
Pra duke ndjekur Zakharovën sot në kumtesën për shtyp bindesh që Rusia është e shqetësuar nga kthimi i vëmendjes së Perëndimit në veri të Kosovës.
Këtu do veçoja dy vizita të rëndësishme në Kosovë kohët e fundit siç janë vizita e shefit të NATO-s Stoltenberg dhe sidomos vizita e ish-Kryeministrit, aktualisht ministrit të jashtëm Britanik David Kameron.
Insistimi rus me Kosovën në kohën kur ata kanë një konflikt të hapur në Ukrainë konflikt që ju ka shkaktuar mbi 100 mijë viktima të ushtrisë ruse e humbje të pallogaritshme në ekonomi veçse mban gjallë ëndërrat serbe që në fakt janë ëndërra të pansllavizmit dhe hegjemonise ruse në Ballkan!
Rusia është e dëshpëruar të hapë një front të ri të luftës dhe konflikteve etnike në Ballkan e veriu i Kosovës do ishte ideal për ithtarët e pansllavizmit rus!
Duket që hezitimi i perëndimit për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës jo vetëm i ka dhënë zemër Putinit por nga tani është e qartë që nëse nuk ndalohet Putini në kufijtë e Ukrainës konflikti më i gjerë në republikat Balltike, Moldavi dhe Poloni është vetëm çeshtje kohe!
Do të duhej qe kjo të shkaktonte alarm në politikëbërëse dhe vendimarrëse në perëndim që ata të ndryshojnë qasjen ndaj Ballkanit e t’i lajnë duart njëherë e mirë me kllounet Rama e Vuçiç në Ballkan sepse konfliktin dhe luftën nëse vazhdohet me politikën e deritanishme duket se e kemi në prag të derës!